26.8 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Interneti, pjesë e pandashme e kohës së lirë

- Advertisement -

Praktikisht të gjithë qytetarët gjermanë e kalojnë kohën e lirë duke përdorur internetin, tregon një edicion i ri i raportit “Monitori i Argetimit” nga Fondacioni për Çështje të së Ardhmes.

Në një sondazh online me mbi 3000 të anketuar për këtë studim vjetor, 98 për qind deklaruan se përdorin internetin të paktën një herë në javë.

Para 15 vjetësh, kjo për qindje ishte vetëm 51 për qind. Pas internetit vijnë televizioni dhe muzika, secili me nga 83 për qind, ndërsa 79 për qind argëtohen në kohën e lirë duke luajtur apo komunikuar përmes tabletit, laptopit, kompjuterit apo telefonit.

Të anketuarit kanë pasur mundësinë të zgjedhin më shumë se një përgjigje.

Në vendin e gjashtë, me 73 për qind, renditet “mendimi/reflektimi”. Tre nga katër të anketuar, pra, të paktën një herë në javë, thjesht i dorëzohen mendimeve në kohën e tyre të lirë.

Më pas vijnë “bisedat për çështje të rëndësishme” dhe “koha e përbashkët me partnerin”, me 68 dhe 64 për qind përkatësisht.

Pas Fondacionit për Çështje të së Ardhmes, me seli në Hamburg, qëndron grupi i industrisë së duhanit BAT.

Të ngjashme

Të fundit