Interi ka pësuar humbje ndaj Bolognas në udhëtim, në kuadër të javës së 24-të në Serie A.
“Nerazzurrët” u mposhtën 1:0 nga Bologna në stadiumin “Stadio Renato Dall’Ara”.
Orsolini ishte realizator i golit të fitores për vendasit në minutën e 76-të.
Me këtë disfatë, Interi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 47 pikë, tani 18 pikë larg Napolit lider.
Bologna është e shtata me 35 pikë.