12.2 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Interi triumfon ndaj Fiorentinas

- Advertisement -

Interi është rikthyer te fitoret në Serie A.

Zikaltrit triumfuan 3:0 në shtëpi ndaj Fiorentinas, në kuadër të javës nëntë në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa deri në të 66-tën më meritori që rezultati ishte 0:0 ishte portieri i Fiorentinas, David De Gea me super pritje.

Por, në të 66-tën një super gjuajtja nga distanca e Calhanoglut e mposhti portierin spanjoll.

Pesë minuta më vonë, një depërtim spektakolar i Sucic përfundoi me gol.

Krejt në fund, në minutën e 88-të, Calhanoglu shënoi sërish, këtë herë nga penalltia për 3:0.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e tretë, tri më pak ser Napoli e Roma që prijnë.

Në anën tjetër, Fiorentina mbetet me katër pikë në vendin e parafundit.

Të ngjashme

Të fundit