27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Interi tmerron Torinon në ndeshjen hapëse – pesë gola, funksionoi gjithçka

- Advertisement -

Interi ka startuar në sezonin e ri të Serie A me një fitore të jashtëzakonshme 5-0 ndaj Torinos, duke treguar forcë dhe efikasitet të lartë në “San Siro”.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu dominoi ndeshjen nga minuta e parë deri në të fundit, duke dërguar një sinjal të qartë për ambiciet e saj këtë edicion.

Pjesa e parë filloi me presion të madh nga zikaltërit. Marcus Thuram rrezikoi që në minutën e parë me një goditje me kokë që kaloi mbi traversë.

Epërsia erdhi në minutën e 18-të kur Alessandro Bastoni shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Nicolò Barella.

Image

Vetëm pas pak minutash, Interi dyfishoi rezultatin me Marcus Thuram, i cili u shërbye nga Petar Sucic dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Në minutat e fundit të pjesës, Acerbi dhe Sucic patën raste të tjera, por portieri Israel i Torinos reagoi mjaft mirë.

Image

Pjesa e dytë ishte edhe më dominuese nga Interi. Në minutën e 52-të, një gabim i mbrojtjes së Torinos u shfrytëzua nga Lautaro Martinez, i cili shënoi nga afër për 3-0.

Vetëm 10 minuta më vonë, Bastoni asistoi Thuram për golin e katërt, duke e bërë rezultatin të pakapshëm (4-0).

Në minutën e 72-të, pas një aksioni të bukur të nisur nga Lautaro Martinez, debutuesi Ange-Yoan Bonny gjeti golin e pestë, duke vulosur një fitore të madhe 5-0.

Me këtë paraqitje, Interi tregon se është i gatshëm të luftojë për titull që nga starti.

Të ngjashme

Të fundit