18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Interi s’po ka kush që e ndalë në Serie A, fiton edhe kundër Romës

- Advertisement -

Ka përfunduar derbi italian mes Romës dhe Interit, ku ky i fundit e vazhdoi formën fantastike me fitore edhe sot.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Stadio Olimpico”, Interi e ka mposhtur Romën me rezultat 4:2 si mysafirë, raporton KosovaPress.

Një autogol nga Angelino (minuta e 56’) dhe golat nga Acerbi (minuta e 17’), Thuram (minuta e 49’) dhe Bastoni (minuta e 90+3’) i siguruan “Nerazzurëve” fitoren sot.

Ndërkaq, për Romën golashënues ishin Mancini (minuta e 28’) dhe El Shaarawy (minuta e 44’).

Në testin e tij të parë të vështirë, Daniele de Rossi dështon të fitojë me Romën kundër Interit.

Me pikët e reja, Interi ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë, krahas Romës që zë vendin e pestë me 38 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 4:2 në favor të Interit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit