Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Interit dhe Lecces, ku vendasit kanë regjistruar fitoren e katërt me radhë në Serie A.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi e ka mposhtur Leccen 2:0.
Golat për “Nerazzurët” i shënuan Yann Bisseck (minuta e 43’) dhe Nicolo Barella (minuta e 78’).
Me pikët e reja, Interi ngjitet në kuotën e 44 pikëve në krye të tabelës së Serie A, krahas Lecces që renditet në vendin e 12 me 20 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Interit.