E ardhmja e Nico Paz është kthyer në një duel të madh mes Interit dhe Real Madridit.
Mesfushori argjentinas, që po shkëlqen te Como, është prioritet i “Los Blancos”, të cilët synojnë ta aktivizojnë klauzolën e rikthimit.
Megjithatë, Interi po tenton ta bindë lojtarin me një ofertë të fuqishme financiare dhe me premtimin për rol titullari në Serie A dhe në Evropë.
Klubi italian raportohet se është gati të ofrojë rreth 60 milionë euro për ta mbajtur larg Madridit.
Te Real Madridi ekziston bindja se Nico Paz është pjesë e së ardhmes së klubit, por lojtari kërkon garanci për minuta dhe rol të rëndësishëm në skuadër.
Javët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për mesfushorin, ndërsa beteja mes dy gjigantëve evropianë sapo ka nisur.






