11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Interi rrezikon pozitën e tretë, mposhtet nga Napoli

- Advertisement -

Interi ka pësuar humbje ndaj kampionit të këtij sezoni në Serie A, Napolit, duke e ndërlikuar kështu garën e tyre për top-katërshe.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 36-të.

Për Interin që në pjesën e parë u vështirësuan gjërat, pasi në minutën e 41-të nga loja u përjashtua Roberto Gagliardini pas kartonit të dytë të verdhë.

Vendasit e gjeten rrugën për te goli në minutën e 67-të përmes Andre Anguissas.

“Nerazzurrët” ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 82-të me golin e Romelu Lukakut, por nuk ia dolën edhe ta mbanin këtë rezultat.

Giovanni Di Lorenzo e riktheu epërsinë e napolitanëve vetëm pas tre minutave, teksa fitoren e tyre e vulosi Gianluca Gaetano në fund – 90+5’.

Napoli si kampion tani ka 86 pikë, kurse Interi është i treti me 66 pikë, vetëm një më shumë se Lazio, që ndeshjen e kësaj jave e luan sonte, ndaj Udineses. /Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit