Interi ka konfirmuar se Marcus Thuram ka pësuar një lëndim dhe mund të ketë vështirësi që të rikthehet në kohë për duelin ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Thuram ishte në aksion kur ndihmoi Bayern Munichun në çerekfinale te Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës.
Ai luajti 90 minuta të plotë teksa ekipi i tij siguroi gjysmëfinalen ndaj Barcelonës, megjithatë, pjesëmarrja e tij ndaj gjigantit spanjoll tashmë është në dyshime të mëdha pas lëndimit që ka pësuar.
Sky Italia ka raportuar se francezi me gjasë do të pushohet këtë vikend dhe gjithashtu mund të mungojë në ndeshjen e dytë ndaj Milanit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Sidoqoftë, Thuram mund të rikthehet për takimin ndaj Romës para ndeshjes së parë ndaj Barcelonës.
Interi është në rrugë të mbarë për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve pasi eliminuan Bayernin, por kanë ende punë për të bërë për të fituar titullin e Serie A.
Thuram ka kontribuar me 14 gola në kampionat dhe mungesa e tij në vikend ndaj Bolognas do të vërehet qartë tek ‘Nerazzurrët’.
Në mungesë të reprezentuesit francez, trajneri Simone Inzgahi pritet t’i besojë Marku Arnautovicit.