Interi kërkon shërbimet e Alex Sandro dhe Juan Cuadrados.
Sipas ‘Calciomercatoweb’, Inter po mendon të nënshkruajë pa pagesë me dyshen e Juventusit, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado në afatin kalimtar të ardhshëm.
Kontratat e të dy lojtarëve skadon në qershor, dhe për momentin nuk ka gjasa që Juventus të zgjasë më tej kohën e tyre në klub.
Nëse Interi shkon me një ofertë të mirë drejt tyre, nuk përjashtohet mundësia që ata të kalojnë në rivalin e Juves.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e tyre drejt qytetit të Milanit.