Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard mund të jetë jashtë fushave për dy muaj për shkak të një lëndimi.
Pavard u lëndua në ndeshjen që Interi e fitoi ndaj Atalantas në mbrëmjen e së shtunës, ku u detyrua që ta lërë fushën para kohës.
Mediat në Italia kanë raportuar se nga testet mjekësore që Pavardi i ka bërë në mëngjesin e sotëm thuhet se lëndimi është në gjurin e këmbës së majtë.
Mbrojtësi francez shkaku i këtij lëndimi mund të mos luajë më për vitin 2023 në fanellën e zikaltërve.
Pavardi do të fillojë rehabilitimin pas tre apo katër javëve, megjithëse lëndimi nuk është aq serioz sa do të nevojitej operacion.
Ai iu bashku Interit nga Bayerni në verën e kaluar për 30 milionë euro, ndërsa ka luajtur nëntë ndeshje për Interin deri më tani. Kontrata e tij në “Stadio Meazza” skadon në qershorin e 2028.
“Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë një mbajtës gjuri për 3-4 javë përpara se të fillojë procesin e tij të rehabilitimit”, thuhet në njoftimin e klubit të Interit.