9.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Interi në stil kampioni, e mposht me lehtësi Cagliarin dhe rrëmben vendin e parë në Serie A

- Advertisement -

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A, tani duke fituar 3:0 në udhëtim te Cagliari, kështu duke rrëmbyer vendin e parë në elitën e futbollit italian.

Kjo për zikaltrit është fitorja e katërt radhazi në të gjitha garat, ku nuk ka pranuar fare gol, ndërsa vetëm në Serie A është fitorja e gjashtë me radhë.

Skuadra e Simone Inzaghit e dominoi tërësisht takimin, si në posedim të topit, ashtu edhe në krijim të rasteve, me Cagliarin që godit vetëm një herë në drejtim të portës gjatë 90 minutave.

Ndonëse e dominuan pjesën e parë dhe me një rast shumë të mirë të shpërdoruar nga Lautaro Martinez, 45 minutat e parë u mbyllën pa gola.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 53-të, kur pas një harkimi nga Barella, Alessandro Bastoni shënoi gol të bukur me kokë për 1:0.

Pas pesë ndeshjeve pa gol, Lautaro më në fund e çoi topin në rrjetë. Zhvillohej minuta e 71-të, kur sërish Barella ishte në rolin e asistuesit, ndërsa sulmuesi argjentinas me lehtësi shënoi për 2:0.

Për rezultatin përfundimtar 3:0 realizoi Hakan Calahanoglu, i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 40 pikëve pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, duke rrëmbyer vendin e parë, ndonëse pikë të njëjta ka edhe Atalanta, e cila për pak minuta e fillon ndeshjen e saj ndaj Lazios.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit