4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Interi në finale të Kupës së Italisë, e eliminon Juventusin

Pas ndeshjes së parë shumë të tensionuar në Allianz Stadium ku 90 minuta përfunduan me barazim 1:1 dhe disa kartonë të kuq, përballja në San Siro ishte më e qetë.

Zikaltrit shënuan një gol të hershëm në pjesën e parë dhe kontrolluan në përgjithësi ndeshjen për ta menaxhuar rezultatin në favor të tyre deri në fund të takimit.

Skuadra e Simone Inzaghit e filloi shumë më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e tretë, por Lautaro dhe Dzeko dështuan të shënojnë pas një harkimi të bukur të Barellës.

Këmbëngulja në sulm u shpërblye për Interin në minutën e 15-të, kur Federico Dimarco shënoi gol të bukur pas asistimit fantastik të Barellës, duke çuar rezultatin në 1:0.

Zikaltrit nuk u ndalën me kaq dhe vazhduan të kishin kontrollin deri në fund të pjesës së parë, me zonjën e vjetër që kishte shumë vështirësi të krijonte raste të rrezikshme.

Pjesa e dytë e takimit për një nuancë i takoi të skuadrës së Allegrit, ndonëse edhe Interi u tregua e rrezikshme në dalje disa herë, por asnjë gol nuk u shënua më deri në mbyllje të takimit.

Interi me rezultat të përgjithshëm 2:1 kalon në finale të Kupës së Italisë, me Juventusin që përfundon rrugëtimin këtu.

Më 24 maj do të zhvillohet finalja, ku nesër mësohet finalisti i dytë me Fiorentinën që ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Cremoneses.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit