Skuadra Inter Milan e ka mposhtur bindshëm AC Milanin me rezultat 3:0, duke fituar kështu Superkupën e Italisë.
Golin e parë të këtij takimi e realizoi mesfushori Federico Dimarco në minutën e 10-të.
Pas 11 minutash, sulmuesi Edin Dzeko arriti që ta ngritë epërsinë në 2:0.
Lautaro Martínez shënoi në minutën e 77-të, kështu duke e thelluar epërsinë në 3:0.
Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.