0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Interi me përmbysje të rezultatit shënon fitore të madhe ndaj Lazios

- Advertisement -

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Lazios, duke u kthyer nga humbja për ta fituar ndeshjen në 10 minutat e fundit të takimit.

Për zikaltrit pikët e plota ishin shumë të rëndësishme në luftën për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe tani me këto tre pikë, barazohen me pikë me Romën e Milanin.

Skuadra e Simone Inzaghit ishte më e mirë pothuajse gjatë tërë takimit, duke krijuar vazhdimisht raste, por portieri mysafirë ishte në formë, duke mohuar disa herë golin.

Interi ishte e para që shënoi gol në këtë takim me anë të Mkhitaryan, por në ndërtimin e aksionin për çështje milimetrash në pozitë jashtë loje ishte Correa dhe video-asistenca e mohoi golin.

Menjëherë pas kësaj reagoi Lazio, ku me anë të një kundërsulmi gjeti golin nëpërmjet Felipe Anderson në minutën e 30-të, për 1:0.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën, Interi e kërkoi golin edhe më me ngulm, duke tentuar vazhdimisht.

Shpërblimi për angazhimin erdhi kur Lautaro Martinez barazoi rezultatin në minutën e 78-të, i asistuar nga Romelu Lukaku.

Vetëm pesë minuta më vonë, me anë të një kundërsulmi, ishte sërish Lukaku që asistoi, por tani gjeti Robin Gosens, i cili shënoi lehtësisht për 2:1, por edhe u lëndua për t’u zëvendësuar menjëherë.

Për ta siguruar fitoren, Interi shënoi edhe një herë. Ishte sërish Martinez që gjeti golin, tani të dytin personal dhe të epilogut final 3:1 në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore, zikaltrit ngjiten në pozitën e katërt në renditje, me pikë të barabarta me Romën e Milanin, të cilat janë prapa deri në përfundimin e ndeshjeve të ndërsjella, të cilat kanë rëndësinë më të madhe në Serie A, kur dy apo më shumë skuadra kanë pikë të barabarta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit