Interi po punon konkretisht për ta rikthyer Ivan Perisicin në Milano. Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, drejtuesit zikaltër do të insistojnë te PSV për të gjetur një marrëveshje që do t’i hapte rrugë rikthimit të kroatit në “San Siro”.
Klubi italian e sheh Perisicin si një profil të njohur dhe të besueshëm, i aftë të japë menjëherë kontribut falë eksperiencës së madhe dhe njohjes së ambientit. Kontakti me PSV-në tashmë ka nisur dhe Interi pret një sinjal hapjeje nga pala holandeze, transmeton Klankosova.tv.
Në rast se PSV tregohet i gatshëm për negociata, Interi është gati të përshpejtojë bisedimet dhe të mbyllë operacionin.
Perisic, i cili ka lënë gjurmë me fanellën zikaltër në të kaluarën, mbetet një emër i vlerësuar nga klubi dhe një opsion real për këtë merkato.






