Një nga mesfushorët më të mirë në dekadën e fundit, Thiago Alcantara nga fundi i këtij sezoni do të mbetët pa skuadër.
Skuadra e Interit është shumë e interesuar për mesfushorin spanjoll – por vetëm nëse lojtari rikthehet 100 për qind nga lëndimi.
33-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Liverpoolin dhe më pas u lëndua, duke munguar tërë edicionin aktual në të gjitha garat.
Alcantara mbetët pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe kampioni i këtij edicioni në Serie A, Inter është merakli i këtyre rasteve.
Kujtojmë që shumë lojtar i “dhezën” ziekaltërve kur mbetën pa kontrata, duke filluar nga Henrik Mkhitaryan, Calhanoglu dhe Marcus Thuram.