Skuadra e Interit ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire e Monza me rezultatin e thellë 1-5 në javën e 20-të të Serie A.
Ecurinë e golave e hapi mesfushori turk, Hakan Calhanoglu në minutën e 12’të.
Golin për 0:2 e shënoi Lautaro Martinez dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën, skuadra e Inzaghit vazhdoi me gola. Ishte Calhanoglu që shënoi për 0:3.
Kurse në minutën e 68’të, skuadra vendase shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje me anë të Pessina.
Dy gola tjerët për Interin i shënuan: Lautaro Martinez dhe Thuram.
Me këtë fitore, Interi vazhdon të jetë në krye të tabelës me 51 pikë.