Interi gati ofertën bombastike për Nico Paz

- Advertisement -

Nico Paz pritet të rikthehet te Real Madrid në verë, por qëndrimi i tij në “Santiago Bernabéu” mund të zgjasë shumë pak.

Mesfushori argjentinas ka shpërthyer këtë sezon te Como në Serie A, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Madrilenët kanë një klauzolë rikthimi me çmim të favorshme por sapo ta aktivizojnë, mund ta shesin menjëherë argjentinasit.

Sipas mediave italiane, Interi është gati të ofrojë rreth 70 milionë euro për ta transferuar në “Meazza” dhe tani topi është në fushën e Realit, ta mbajë si pjesë të projektit apo të realizojë një super fitim financiar.

Të ngjashme

Të fundit