26.4 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Interi fiton në frymën e fundit ndaj ekipit japonez në Kupën e Botës

- Advertisement -

Interi ka fituar krejt në fund të takimit ndeshjen ndaj Urawa Reds me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Ekipi japonez, Urawa Reds ishte duke fituar në pjesën e parë me golin e shënuar në minutën e 11-të nga Watanabe.

Rezultati u barazu tek 12 minuta para fundit, ku Lautaro Martinez shënoi për 1-1 pas asistimit të Barellas, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, goli i fitores erdhi tre minuta para vërshëllimës finale, ku Valentin Carboni e shfrytëzoi mjaft mirë një top të kthyer në zonë për ta çuar topin në rrjetë.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Interi gjendet në vendin e parë me katër pikë, ndërsa Urawa Reds në ty fundit me zero sosh.

Të ngjashme

Të fundit