Interi fiton ndaj Romës, hap i madh drejt titullit

- Advertisement -

Interi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme drejt titullit të kampionit në Serie A.

Zikaltrit triumfuan 5:2 në shtëpi ndaj Romës, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.

Lautaro Martinez kaloi vendasit në epërsi qysh në mintuën e dytë të ndeshjes.

Mancini barazoi shifrat në minutën e 40-të, kurse në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Calhanoglu riktheu epërsinë e Interit.

Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram me dy gola të shpejtë i dhanë epërsin prej 4:1, e cila ishte e paarritshme nga Roma.

Barella shënoi për 5:1 në minutën e 63-të, kurse Pellegrini në të 70-tën shënoi për rezultatin 5:2.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 72 pikëve në vendin e parë, tani nëntë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Roma mbetet me 54 pikë në vendin e gjashtë.

 

 

Të ngjashme

Të fundit