3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Interi fiton Kupën e Italisë

- Advertisement -

Për herë të nëntë në histori të klubit, Interi e ka fituar trofeun e Kupës së Italisë duke e mposhtur Fiorentinan në finalen e zhvilluar në Stadio Olimpico të Romës. Nerazzurrët fituan me përmbysje, duke qenë se ishte skuadra e Violas që realizoi e para. Nicolas Gonzalez pranoi një top nga Jonathan Ikone dhe shënoi nga afërsia (3’).

Shifrat u barazuan në minutën e 29-të kur Lautaro Martinez u tregua i saktë nga brenda zonës, pasi pranoi një asistim të mirë nga Marcelo Brozovic.

Zikaltrit e kthyen rezultatin në favor të tyre me golin e dytë personal të Lautaro Martinez. Argjentinasi shënoi gol të bukur pas asistimit nga Nicolo Barella (37’). Rastet vazhduan edhe në fraksionin e dytë me Violan që krijoi disa mundësi në përpjekje për ta barazuar rezultatin, por pa sukses.

Ky është trofeu i parë i sezonin 2022/2023 për Interin që luan edhe në finale të Ligës së Kampionëve (më 10 qershor në Stamboll) kundër Manchester Cityt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit