18.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Interi fiton bindshëm ndaj Salernitanas, Lautaro shkëlqen me katër gola

- Advertisement -

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A, për të vazhduar edhe kryesimin në tabelë.

Pas humbjes ndaj Sassuolos, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi sonte në udhëtim ndaj Salernitanas.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Arechi” përfundoi me rezultatin 0:4.

Të katër golat e fitores për “Nerazurrët” u shënuan nga kapiteni i tyre, Lautaro Martinez (62′, 77′, 85′ nga penalltia, 89′).

Interi pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe prin në tabelë, por me pikë të njëjta me rivalin lokal, Milanin, që është i dyti.

Salernitana është në pozitën e parafundit (19) me vetëm tri pikë. /Express/

Të ngjashme

Të fundit