4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Interi fitoi Superkupën pas 12 vitesh

- Advertisement -

Simone Inzaghi beson se Interi meritoi të fitojë Superkupën e Italisë.

Interi e mundi në finale Juventusin duke shënuar golin e fitores në minutën e 120-të, ishte Alexis Sanchez heroi i zi e kaltërve.

Interi nuk e kishte fituar këtë trofe që 12 vite dhe Inzaghi është i lumtur që më në fund erdhi trofeu, që është edhe i pari për të në stolin e Inter.

“U ndeshëm me një skuadër shumë të fortë, që luajti si Juventusi, por nuk na krijoi shumë vështirësi. Pashë edhe shifrat, fitorja është e merituar. Donim që ta fitonim me çdo kusht këtë trofe”, u shpreh ai.

“Nuk është kurrë e lehtë që ti mundësh, edhe pse unë kisha precedentë në favorin tim përballë tyre në Superkupë. Jam shumë i kënaqur”.

“Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, kishte 12 vite që Interi nuk e fitonte Superkupën. Kishte kaluar shumë kohë për një klub si ky”. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit