Interi është finalisti e parë i Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma, Interi avancoi në finale, pasi në gjysmëfinale eliminoi Barcelonën.
Interi e siguroi finalen në ndeshjen e kthimit, të cilën e fitoi pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta.
Ekipi italian fitoi 4:3, falë golit të Davide Frattesit (99’), pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat 3:3.
Edhe ndeshja e kthimit ishte fantastike dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat.
Ndër më të merituarit për këtë triumf të Interit, padyshim që ishte portieri Yan Sommer, që pati disa pritje të jashtëzakonshme.
Lautaro Martinez (21’) , Hakan Calhanoglou (45’) nga penalltia dhe Francesco Acerbi (93’), realizuan për Interin që ishte në avantazh prej dy golave pas pjesës së parë.
Ndërsa, Eric Garcia (54’), Dani Olmo (60’) dhe Raphinha (88’) shënuan golat për Barcelonën.
Kështu që, Interi u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 7:6 pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3:3 javën e shkuar në Spanjë.
Në finalen e Championsit, Interi pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, Paris Saint-Germain dhe Arsenal, që luhet të mërkurën mbrëma në Paris.
Duulin e parë, të luajtur në Londër javën e shkuar, PSG fitoi 1:0.