24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Interi e shkatërron Lazion, kualifikohet në finale të Superkupës së Italisë

- Advertisement -

Interi është finalisti i dytë i Superkupës së Italisë.

Zikaltërit në gjysmëfinale shënuan fitore bindëse ndaj Lazios, me rezultat 3-0.

Skuadra e Inzaghit shkoi në pushim me epërsi minimale, pasi Marcus Thuram realizoi në minutën e 17-të.

Hakana Calhanoglu dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Davide Frattesi në minutën e 87-të.

Në finale Interi do të luaj kundër Napolit, e cila mbrëm e mposhti skuadrën e Fiorentinës.

Finalja e Superkupës së Italisë zhvillohet të hënen më 22 janar në “KSU Stadium” në Riad të Arabisë Saudite, më fillim nga ora 20:00.

Të ngjashme

Të fundit