11.1 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Interi e bën prioritet transferimin e Nico Paz

- Advertisement -

Interi po e ndjek me kujdes mesfushorin e Comos, Nico Paz, dhe është i interesuar për ta transferuar atë në verën e ardhshme.

Lojtari argjentinas ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon për skuadrën e Cesc Fabregas, duke shënuar katër gola dhe katër asiste në shtatë ndeshje të Serie A, performanca që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Madje, Real Madrid e ka përfshirë në planet e tij për verën e vitit 2026, për shkak të një klauzole riblerjeje prej 10 milionë eurosh në kontratën e lojtarit.

Megjithatë, Nerazzurrët janë të gatshëm të ndërhyjnë për të sjellë Paz në Milano nëse ai nuk do të përshtatet në planet e Xabi Alonsos, i cili aktualisht ka në dispozicion dy mesfushorë ofensivë të klasit të lartë: Arda Guler dhe Jude Bellingham.

Ky lëvizje tregon se Interi po kërkon të forcojë mesfushën sulmuese dhe është i gatshëm të investojë te talentët e rinj që mund të bëhen pjesë e projektit afatgjatë të Nerazzurrëve. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit