Interi kërkon të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Hakan Calhagnolu.
Calhanoglu e ka dëshmuar veten si pjesë kyçe e skuadrës së Interit dhe klubi po kërkon ta shpërblejë atë me një kontratë të re, sugjerojnë raportet.
Mesfushori turk iu bashkua ‘Nerazzurrëve’ si një transferim i lirë vitin e kaluar, duke i dhënë fund një periudhe katërvjeçare me rivalët ndërqytetës Milan.
Që nga ardhja e tij, Calhanoglu ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 18 asistime për Interin, duke shënuar një gol absolutisht jetësor kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.
Siç raportohet nga ‘Corriere dello Sport’, Interi ka qenë shumë i kënaqur me punën e Calhanoglu në klub dhe nuk dëshiron ta humbasë atë në vitin 2024, kur i skadon kontrata.
Në muajt në vijim, drejtuesit e ‘Nerazzurrëve’ do të ulen me shoqëruesit e mesfushorit turk për të provuar të lidhin një kontratë të re.
28-vjeçari nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar, duke e lënë atë në dispozicion për Inzaghin dhe Interin gjatë kësaj pauze gjashtë-javore ndërkombëtare.