18.8 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Interi dëshiron ta blejë kartonin e Akanjit

- Advertisement -

Manuel Akanji iu bashkua Interit në afatin kalimtar të verës nga Manchester City në formë huazimi, deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Interi dëshiron që ta blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.

Reprezentuesi i Zvicrës, Akanji, ka bindur me paraqitje drejtuesit e “nerazzurrëve”.  30-vjeçari me Interin deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje në të gjitha garat.

Akanji ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2027. Qendërmbrojtësi refuzoi oferta nga Galatasaray dhe Milani.

Dëshira e Akanjit ishte të luante në Ligën e Kampionëve me Interin.  Karrierë ka bërë edhe te Baseli, Borussia Dortmundi dhe Winterthuri.

Me Përfaqësuesen e Zvicrës, Akanji ka 73 paraqitje.

Të ngjashme

Të fundit