-12.5 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Interesim i madh për seancat e fundit në Hagë: Mbi 220 kërkesa

- Advertisement -

Java e seancave përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar kapacitetet fizike të Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se për seancat e kësaj jave janë dorëzuar mbi 220 kërkesa nga persona që duan të jenë fizikisht të pranishëm në galerinë e publikut. Megjithatë, salla e gjyqit disponon vetëm 67 vende, duke bërë të pamundur akomodimin e të gjithë të interesuarve.

Përballë këtij fluksi, gjykata është detyruar të bëjë një përzgjedhje strikte. Në një përgjigje për T7, zëdhënësja Angela Griep ka sqaruar se lista e pjesëmarrësve është përpiluar duke u bazuar në disa kritere prioritare.

“Gjykata ka pranuar mbi 220 kërkesa nga persona që dëshirojnë të ndjekin seancat nga galeria e publikut. Meqenëse galeria e publikut ka vetëm 67 vende, përparësi u është dhënë anëtarëve të familjes së të akuzuarve, Ambasadës së Kosovës si dhe mediave, veçanërisht atyre nga Kosova ose rajoni”, ka deklaruar Angela Griep për T7.

Të ngjashme

Të fundit