Gazetarë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë janë mbledhur për të përcjellur nga afër konferencat e sotme nga liderët, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se tashmë kanë përfunduar takime dypalëshe që shefi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e patën fillimisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e pastaj me kryeministrin, Albin Kurti.
Teksa pritet fillimi i takimit trilateral, Klan Kosova merr vesh se në takimet e ndara është biseduar se si Beogradi dhe Prishtina e shohin aneksin e ri për zbatimin e planit evropian për të cilin palët ishin pajtuar më 27 shkurt në Bruksel.