-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Interesim i madh i aplikuesve për kuzhinierë në FSK, gratë prijnë me numër

- Advertisement -

289 persona kanë aplikuar për t’u bërë kuzhinierë në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rezultatet e këtij konkursi do të bëhen publike të dielën. Ndërkohë, kritikohet mosndëshkueshmëria në çështjen e ushqimit të FSK-së.

Pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, po mendohet t’iu shërbehet ushqim që gatuhet nga kuzhinierë të këtij institucioni.

Për realizimin e këtij plani, Ministria e Mbrojtjes hapi edhe konkurs për kuzhinierë dhe staf mbështetës.

Interesim për këto pozita, pati trefish më shumë se sa numri i pozitave të hapura.

“Kanë aplikuar 289 aplikues. Prej tyre 178 femra dhe 111 meshkuj. Rezultatet do të njoftohen me 10.11.2024”, tha drejtori i Departamentit për Politika të Personelit dhe Rekrutimit.

E numri i kuzhinierëve që planifikohet të angazhohen nëpër kazerma të FSK-së, është gjithsej 106.

Shpërndarja e kuzhinierëve nuk është e  njëjtë në çdo kazermë.

Me nga 13 kuzhinierë pritet të funksionojnë kazerma në Gjilan, Istog, Mitrovicë, Ferizaj dhe Pomozotin.

Kurse nga 7 kuzhinierë, do të punësohen në Gjakovë dhe Prizren.

Numrin më të madh të kuzhinierëve do ta ketë kazerma e FSK-së në Prishtinë, me gjithsej 27.

E gjithë situata me sigurimin e ushqimit për këtë institucion të mbrojtjes, konsiderohet se nuk do duhej të kalonte pa masa ndëshkuese tek niveli udhëheqës.

“Është e pakuptimtë që pas gjithë kësaj që po ndodh, nuk pati asnjë shkarkim, asnjë dorëheqje. Përgjegjësia kryesore brenda FSK-së është e Maqedoncit, i cili është dashur të ndërmerrë masa në përputhje me seriozitetin e situatës apo në përputhje me përpjekjet për ta krijuar një situatë serioze”, tha Behxhet Shala nga KMDLNj.

Çështja e ushqimit të FSK-së, u diskutua edhe në Kuvend përmes një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit