-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Inter nis ofertën e re te Chelsea, për Lukakun

- Advertisement -

Inter kanë bërë një ofertë të re në tentimin për rikthimin e Lukaku në ‘San Siro’.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku preferon një rikthim te skuadra e Inter, pasi dështoi në ‘Stamford Bridge’ nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Oferta e parë e Inter ishte refuzuar nga Chelsea. Së fundmi, Di Marzio raporton për një ofertë të re.

Inter kanë ofruar ofertë prej 6 milionë funteve, plus bonuse.

Chelsea kanë kërkuar 8.5 milionë funte, plus bonuse për të liruar lojtarin.

Inter synon ta kthejë Lukakun qoftë edhe në formë huazimi, pasi transferimi permanent do të ishte i pakapshëm financiarisht për italianët. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit