5.5 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Inter mposht Lazion dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

- Advertisement -

Interi ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi ka triumfuar ndaj Lazio me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në “San Siro”.

Ndeshja ka niur me intensitet të lartë, me duele të ashpra mes dy skuadrave. Inter e ka kontrolluar më shumë lojën, por Lazio është treguar e rrezikshme në kundërsulme.

Boulaye Dia e ka pasur rastin e parë serioz për mysafirët, por goditja e tij e devijuar ka përfunduar pranë shtyllës, ndërsa Gustav Isaksen e ka provuar disa herë nga distanca.

“Zikaltërit” e kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e tridhjetë e nëntë përmes një goli të Marko Arnautovic. Pas një goditje standarde të Interit, topi është larguar nga mbrojtja e Lazios, por sulmuesi austriak ka reaguar, duke goditur nga tridhjetë metra dhe duke e mposhtur portierin Christos Mandas.

Në pjesën e dytë, Lazio ka tentuar të reagojë dhe Isaksen ka vazhduar të shkaktojë probleme për mbrojtjen vendase, por portieri Josep Martinez ka qenë në gatishmëri për të ndalur një depërtim të tij në zonë.

Mysafirët kanë shtuar sulmet dhe kanë pasur një mundësi të mirë për të barazuar, por një goditje e fortë nga brenda zonës ka përfunduar drejt e në duart e Martinezit.

Në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, Inter e ka vulosur fitoren me golin e dytë nga penalltia.

Ish-lojtari i Lazios, Joaquin Correa, është rrëzuar në zonë teksa po përgatitej për të goditur, duke fituar një njëmbëdhjetë metërsh për skuadrën vendase. Hakan Calhanoglu është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke dërguar Mandas në krahun e kundërt dhe duke çuar Interin në epërsi 2:0.

Lazio nuk është dorëzuar dhe ka tentuar të rikthehet në lojë, por një goditje e devijuar e Pedros ka përfunduar në traversë, duke vulosur fatin e tyre në këtë garë.

Me këtë fitore, Interi siguron kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me rivalin e qytetit, Milanin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit