Inter Miami e ka konfirmuar largimin e Josef Martinez, mes thashethemeve të shumta që sulmuesi, Luis Suarez do t’i bashkohet skuadrës.
Klubi njoftoi se janë ndarë nga Martinez së bashku me Victor Ulloa dhe Jak LaCava, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi u la jashtë skuadrës për dy ndeshjet e fundit të Miami në MLS për sezonin pasi trajneri Tata Martino kishte konfirmuar më herët se ai nuk ishte në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Kjo potencialisht mund t’i hapë rrugën Suarez-it që t’i bashkohet Miamit pasi ai tashmë ka konfirmuar largimin e tij nga Gremio në dhjetor.
Sezoni i rregullt i MLS-së fillon në shkurt.
Vendimi i Miamit për të liruar Martinezin pritet t’i shpëtoj 4.4 milionë dollarë klubi në hapësirën e pagave.
Nga ana tjetër, Suarez fiton rreth 4.5 milionë dollarë në vit në Gremio.
Ndërsa paga bazë e Suarez në Miami mund të jetë më e ulët se ajo që ai fiton në Gremio, potenciali për sponsorizime dhe mbështetje në Miami është dukshëm më i madh.