Home Sport Inter Miami eliminohet nga Kupa e Kampionëve, nuk mjafton asistimi i bukur i Messit (Video)

Inter Miami eliminohet nga Kupa e Kampionëve, nuk mjafton asistimi i bukur i Messit (Video)

0
Inter Miami eliminohet nga Kupa e Kampionëve, nuk mjafton asistimi i bukur i Messit (Video)

Monterrey e ka eliminuar Inter Miamin nga Kupa e Kampionëve, duke e mposhtur në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Golin e parë në sfidën e dytë që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të enjtes me kohën tonë lokale, e realizoi Vazquez, në minutën e 31’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Berterame e dyfishoi epërsinë në minutën e 58’. Teksa katër minuta më vonë Gallardo e realizoi golin e tretë.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Gomez, në minutën e 86’, pas një asistimi të bukur nga Lionel Messi.

Exit mobile version