Paulo Dybala vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij.
Ylli argjentinas, Paulo Dybala nuk ka gjetur akoma skuadër të re, pasi njoftoi për largimin nga skuadra e Juventus.
Lojtari gëzon vëmendje të madhe. Skuadra më afër tij është ajo e Interit.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Inter do të ketë takime të reja me agjentin e Paulo Dybala gjatë kësaj jave.
Bisedimet po vazhdojnë dhe gjithçka është në pritje për marrëveshjen e plotë me sulmuesin argjentinas.
Mbetet të shihet se çfarë do të japin takimet e fundit.