Karim Benzema përballet me probleme serioze në klubin e tij aktual në Arabinë Saudite, Al Ittihad.
Sipas informacioneve ekskluzive nga Marca, lojtari nuk është paraqitur për rinisjen e sezonit dhe me vendim të trajnerit Marcelo Gallardo, nuk do të marrë pjesë në stërvitjen që skuadra do të kryejë në Dubai.
Madje, nga raportimet e fundit bëhet e ditur se Benzema mund të rikthehet në Evropë, ndërsa për të janë shfaqur tri destinacione.
Real Madrid: Kjo situatë e papritur ka ngjallur interesin e tri klubeve të njohura evropiane që kërkojnë të nënshkruajnë me Benzeman në huazim deri në fund të sezonit. Mes tyre është edhe Real Madridi, i cili mirëpret rikthimin e sulmuesit për të forcuar rotacionin sulmues nën drejtimin e Carlo Ancelottit.
Lyon: Nga ana tjetër, Lyon, i zhytur në krizë dhe në luftë kundër rënies nga kategoria, ka shprehur interes për riatdhesimin e Benzemas. Sulmuesi me përvojë mund të bëhet zgjidhja që i duhet skuadrës franceze për të kthyer sezonin e saj.
Manchester United: Në Ligën Premier, edhe Manchester United i ka vënë sytë te sulmuesi francez. Djajtë e Kuq janë në kërkim të një qendërsulmuesi që mund të vijë si huazim për të garuar si titullar me Hojlund. Erik Ten Hag, strategu i United, beson se francezi do të ishte një përforcim i vlefshëm për të forcuar skuadrën dhe për të rritur konkurrencën e brendshme.