Protestat e rusëve kundër luftës janë intensifikuar në Moskë dhe vende tjera të Rusisë.
Të paktën 735 persona janë arrestuar në këto protesta në të gjithë Rusinë sot, duke përfshirë më shumë se 330 në Moskë, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.
Pamjet nga Moska tregojnë turma të mëdha pranë Kremlinit.
Rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë sheshit Pushkin në Moskë dhe deri në 1,000 njerëz në qytetin e Shën Petersburgut, raporton agjencia e lajmeve AFP.