20.1 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Inteligjenca holandeze: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

- Advertisement -

Agjencitë holandeze të inteligjencës kanë mbledhur prova për përdorimin e gjerë të armëve kimike të ndaluara nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë hedhjen e agjentëve mbytës nga dronë në llogore, ka njoftuar ministri holandez i mbrojtjes dhe kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake.

Ministri Ruben Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës. “Përfundimi kryesor është se ne mund të konfirmojmë se Rusia po intensifikon përdorimin e armëve kimike”, tha Brekelmans.

“Ky intensifikim është shqetësues sepse është pjesë e një trendi që kemi vënë re për disa vite, se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në këtë luftë po bëhet normal, i standardizuar dhe i përhapur gjerësisht.”

Bëhet e ditur se inteligjenca holandeze ka zbuluar përdorimin e dyshuar të kloropikrinës, një agjent i ndaluar i përdorur për herë të parë nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ndryshe, Brekelmans pretendon se të paktën tre vdekje të ukrainasve janë të lidhura me përdorimin e armëve kimike, dhe se më shumë se 2,500 të lënduar në fushën e betejës kanë raportuar simptoma të ngjashme me helmimin nga armë të tilla.

Të ngjashme

Të fundit