Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se ka “shumë gjasa” që themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, të ketë vdekur nga rrëzimi i avionit në fillim të kësaj jave, megjithëse konfirmimi përfundimtar nuk ka ardhur ende nga zyrtarët rusë që hetojnë aksidentin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të parë që nga rrëzimi vdekjeprurëse që vrau të dhjetë personat në bordin e avionit, foli më 24 gusht për Prigozhinin duke i shprehur fjalitë e tij në kohën e kaluar, ndërsa u dërgoi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave. Emri i Prigozhinit ishte në listën e pasagjerëve të avionit.
Por, Putin nuk e konfirmoi zyrtarisht vdekjen e liderit të Wagnerit dhe Ministria Britanike e Mbrojtjes tha në një konferencë të inteligjencës më 25 gusht se megjithëse nuk ka ende “prova përfundimtare” që Prigozhini ishte në bord, “ka shumë gjasa që ai të jetë vërtet i vdekur”.