Inteligjenca ushtarake britanike bën të ditur se simbas informacioneve të tyre përllogaritet që brenda dy muajsh Federata Ruse ka humbur rreth 70 mijë trupa gjatë luftimeve në Ukrainë, raportoi “The Telegraph”.
Përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar shtoi se humbjet e mëdha ka të ngjarë të vazhdojnë pasi Rusia kërkon të bëjë fitime në vijat e frontit në Ukrainë.
“Viktimat mesatare ditore ruse (të vrarë dhe të plagosur) në Ukrainë, përgjatë majit dhe qershorit 2024, u rritën në nivelet maksimale të konfliktit prej 1,262 dhe 1,163 respektivisht”, shkroi Ministria e Mbrojtjes.
“Në total, Rusia ka të ngjarë që ka humbur (të vrarë dhe të plagosur) mbi 70,000 personel gjatë dy muajve të fundit.”