0 C
New York
Saturday, February 28, 2026

Buy now

Inteligjenca Artificiale parashikon se kush shpallet fitues i Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Të premten është mbajtur shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Ky short ka sjellur disa përballje interesante, ndër to Real Madrid – Manchester City, PSG – Chelsea.

“One Football” ka bërë një postim të veçantë, duke shkruar se ka pyetur Inteligjencën Artificiale se kush do të shpallet kampion i Ligës së Kampionëve.

Siç duket “ChatGPT” më në fund ka vendosur të gëzojë tifozët e Arsenalit, pasi IA e sheh klubin londinez si kampion të garës prestigjioze.

Arsenali është shortuar të luajë në 1/8 e finales me Bayer Leverkusenin.

Nga përballjet që janë bërë me dije sot, IA parasheh se PSG-ja e kalon Chelsean e Liverpooli triumfon ndaj Galatasarayt.

Manchester City parashikohet ta mposht Realin, teksa Bayern Muncheni parashikohet të mposht Atalantën.

Barcelona – sipas IA-së – do ta kalojë Newcastlen, ndërsa Atletico Madridi do ta kalojë Tottenhamin.

Ndërkohë, parashihet që Sportingu i Lisbonës të mposht Bodo/Glimtin, që e befasoi Interin në “play-off”.

Ndeshjet e 1/8 së finales do të luhen me 10 dhe 11 mars – ato të parat – teksa të dytat do të luhen një javë më vonë, me 17 dhe 18 mars.

 

Të ngjashme

Të fundit