22.8 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesen e Topit të Artë, parashikimet e tyre dalin gjithmonë të sakta

- Advertisement -

Firma franceze e të dhënave, Avisia, ka parashikuar se Ousmane Dembele është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë 2025, me një probabilitet prej 72%, duke e vendosur para yllit të Barcelonës, Lamine Yamal.

Kompania, e specializuar në inteligjencën artificiale, deklaron se algoritmi i saj ndjek kriteret e vendosura nga France Football.

Avisia thekson se parashikimet e saj kanë qenë të sakta edhe në fusha të tjera, duke përfshirë zgjedhjen e fitueseve të dy edicioneve të Miss France.

Sipas firmës, modeli i saj ka një besueshmëri mbi 90% dhe tashmë ka parashikuar me saktësi tre lojtarët më të mirë të “Topit të Artë 2024”.

Algoritmi e vendos Dembelen në krye të listës, duke sugjeruar se performancat e tij të fundit me Paris Saint-Germain mund t’i sjellin atij këtë nder më prestigjioz individual në futboll.

Pas tij janë Lamine Yamal, Vitinha, Mohamed Salah dhe Raphihna, me më pak gjasa se sa francezi.

 Renditja sipas Avisia

Ceremonia zyrtare e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet në tetor, dhe kësaj radhe parashikimi i inteligjencës artificiale do të vihet në provë përballë votave të gazetarëve nga e gjithë bota

Të ngjashme

Të fundit