Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, i ftuar në Pressing në T7, është deklaruar rreth situatë politike në vend, bllokadës së vitit të kaluar dhe konstituimit të Kuvendit.
Hasani ka thënë se vitin e kaluar ndodhi një fenomen i ri ku ‘’lindën intelektualë digjitalë’’.
‘’Ka qenë mesjetë kushtetuese edhe për faktin se prej momentit të certifikimit ka pasur edhe uzurpim të pushtetit, e kanë konstatu edhe gjyqet e rregullta, gjykata supreme që është autoriteti i fundit në gjyqësorin e rregullt, e ka konstatu, që mbajtja e dy pushteteve, është e qartë si loti në kushtetutë, nuk mund të mbash një post ekzekutiv dhe një përfaqësues i popullit i drejtëpërdrejtë. Lindën që ishte fenomen i ri në rajon, intelektual dixhitalë, fiktiv, që shkruanin në disa gjuhë, iu drejtoheshin, polemizojshin me mënyrë fiktive me kryetar shteti, kolegë, gjyqit, dilnin kërcënon në emër të një patriotizmi primitiv kolegët me të cilët deri dje kanë punuar. Ka qenë një kohë kur vendimmarrja e Gjykatës u qit sikur me qenë ajo loto kush po ia qëllon kështu, s’ke çka ia qëllon, ti duhet me fol me parametra të saktë kushtetues’’, ka thënë ai.






