Jon Sandstrom, Pieter Plaiser dhe ekipi i tyre i përshpejtimit të procesorëve vendosën një rekord të ri në zyrat e Asus në Tajvan në fillim të këtij muaji.
Duke përdorur një sitëm të hapur me pllakë amë Asus ROG Maximus Z790, Core i9-13900K që ka një frekuencë maksimale prej 5.8Ghz u përshpejtua në 9.009Ghz.
Kjo frekuencë u mbajt për 6.85 sekonda në Pifast dhe për 3 minuta, 3 sekonda dhe 778 milisekonda në SuperPi 32MB.
Ekipi arriti këtë rekord botëror duke çaktivizuar të gjitha bërthamat e efikasitetit dhe hyperthreading duke lënë aktive vetëm tetë bërthamat e performancës dhe tetë threads.
Kjo frekuencë u arrit duke përdoru nitrogjen të lëngshëm dhe u kombinua me helium të lëngshëm për të ulur temperaturën në -196 gradë celisus fillimisht dhe më pas deri në -250.2 gradë celsius.
Në Tetor, Core i9-13900K theu rekordin e përshpejtimit duke arritur 8.8Ghz dhe thyer rekordin e mbajtur deri atëherë prej 8.7Ghz nga procesori FX-8370 i AMD-së pas mëse një dekade.
Core i9-13900K është një procesor i uritur për energji. Mbetet për tu parë nëse ky rekord mund të thyhet vitin e ardhshëm me Core i9-13900KS i cili ka frekuencë maksimale prej 6Ghz pa asnjë modifikim manual. /PCWorld Albanian/