2.5 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Integriteti i listave, Miftaraj: VV-ja dhe AAK-ja në listat për deputetë kanë futur kandidatë me vepra penale

- Advertisement -

Drejtori I Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar integritetin e listave të kandidatëve për deputetët që partitë politike kanë dorëzuar në KQZ.

Ai ka bërë me dije partitë më të mëdha politike iu kanë ofruar hapësirë në listat e tyre edhe kandidatëve që kanë vepra penale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se më se shumti kandidatë të tillë në listë ka partia në pushtet dhe koalicionin AAK-Nisma.

“Integriteti i Listave te kandidateve per deputete: Shumica e partive politike ne mesin e kandidateve per deputete iu paskan ofru hapesire solide edhe kandidateve te denuar per vepra penale, te akuzuar per vepra penale korruptive apo te huliganizmit, persona qe jane duke u hetuar per vepra penale te korrupsionit, etj. Kesaj liste i prine i Levizja VV per nga numri, pasuar nga AAK. PDK dhe LDK me lista me te pastra. Shpresojme se populli do te votoj kandidatet qe skane probleme me ligjin, ne menyre qe deputetet e zgjedhur nga populli mos te kene nevoje te kalojne kohe te gjate ne pallat te drejtesise duke u ballafaquar me ligjin”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit