-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Instituti Gjerman: S’ka fitues të qartë nga zgjedhjet në Kosovë, formimi i qeverisë së re do të jetë i komplikuar

- Advertisement -

Instituti gjerman “Konrad Adenauer Stiftung” ka publikuar një analizë të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe opsioneve për formimin e qeverisë së re, duke thënë se zgjedhjet nuk nxorrën një fitues të qartë dhe se formimi i qeverisë së re do të jetë shumë i ndërlikuar.

Edhe pse këto janë zgjedhjet e para që mbahen në orar të rregullt, sipas raportit të Institutit, rezultati i tyre është pa një fitues të qartë.

Raporti vë në dukje se një fazë tjetër e paqëndrueshmërisë politike mund të ndodhë me zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu thuhet se pavarësisht nga rezultati, Kurti do të ketë nevojë për një parti koalicioni për të formuar qeverinë e re.

“Edhe pse lëvizja nacionaliste e majtë e kryeministrit Albin Kurti, Vetëvendosje, ishte partia më e fortë, ka të ngjarë të ketë nevojë për një partner për të formuar një qeveri”, thuhet në raport.

Instituti gjerman “Konrad Adenauer Stiftung” nuk e ka përjashtuar mundësinë e një qeverie koalicioni kundër Kurtit nga tri parti opozitare.

“Të dyja opsionet do të përballeshin me sfida politike, pasi zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë dhe zgjedhjet presidenciale të planifikuara në mars 2026 janë pika kthese politike për qeverinë e ardhshme”, thuhet në raport.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit