7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Instituti amerikan: Serbia sfidon NATO-n, duke kërcënuar Kosovën

- Advertisement -

Gjasat për sulme të tjera të Serbisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit të armatosur paramilitar të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të territorit kosovar, mbeten të konsiderueshme, vlerëson instituti amerikan për studime të sigurisë “Robert Lansing (RLI)” në një analizë kushtuar zhvillimeve të fundit.

“Serbia duket e gatshme të nxisë konflikte të përhershme në rajon, duke shfrytëzuar jo vetëm grupet serbe brenda Kosovës, por edhe ato të rreshtuara përkrah Rusisë. Përderisa një pushtim konvencional mund të mos jetë i pashmangshëm”, alarmon ndër të tjera RLI.

RLI konsderon se pavarësisht se NATO përforcoi praninë ushtarake në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë (KFOR), shteti serb vazhdon të përbëjë një kërcënim për Kosovën, duke demonstruar një shkallë të mospërputhjes me direktivat e NATO-s.

“Ekziston shqetësimi se Serbia po synon strategjikisht të krijojë një front të dytë për Perëndimin duke mbështetur përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit