25.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Institucionet e drejtësisë: Thikë pas shpinë luftës çlirimtare të Kosovës!

- Advertisement -

Degradimi i cilësimit të krimeve që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës arriti kulmin me shkeljet e rënda që ka bërë Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, duke i kualifikuar si krime lufte, veprat penale që paraprakisht ishin cilësuar si krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, pas marrëveshjes Carla Del Ponte me autoritetet e Beogradit për të mos e akuzuar për krim të gjenocidit. Kjo thikë pas shpine e institucioneve të drejtësisë, i jep goditjen më të rëndë luftës çlirimtare të Kosovës dhe përgatitë terrenin për të shfajësuar Serbinë për krimin e gjenocidit.

Nga BARDHYL MAHMUTI

Fillimisht po rikujtoj se në bazë të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, krimet që kanë të bëjnë me të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare klasifikohen si më poshtë:

1. Krimi i gjenocidit, si krim më i rëndë;

2. Krimet kundër njerëzimit si shkallë më e ulët se gjenocidi;

3. Krimet e luftës si kategorinë më të ulët;

4. Krimi i agresionit, si krim i një natyre të veçantë.

Po rikujtoj se në librin e titulluar “Paqja dhe ndëshkimi” (Paix et châtiment, Flammarion, 2007, f.118) Florence Hartmann-it, zëdhënësja e atëhershme e Prokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Pontes, dëshmon se gjatë qëndrimin të ministrit serb të Punëve të Jashtme, Goran Svilanoviq, në zyrën e Carla Del Ponte-s, në Hagë, më 3 tetor 2003, ai përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Në këtë takim, Goran Svilanoviqi theksoi se “nëse ne ju ndihmojmë ta dënoni Millosheviqin për gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet t’i paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim…”.

Me një fjalë: Serbia ka kryer krim të gjenocidit, por provat nuk i dorëzon!

Si rezultat i pazarllëqeve që bëri Carla Del Ponte me autoritetet e Beogradit, u hoq akuza për gjenocidit dhe udhëheqësit serbë që përpiluan dhe zbatuan planin për shkatërrimin e shqiptarëve, u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, si shkallë më të ulëta se gjenocidi.

Marrëveshja e Prokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe e pushtetit në Beograd për të mos akuzuar Serbinë për gjenocidin që ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës, ishte thika e parë që institucionet e drejtësisë ia ngulën prapa shpine, luftës çlirimtare të Kosovës.

Në vazhdën e përpjekjeve politike dhe ideologjike për të rrënuar legjitimitetin e luftës çlirimtare të Kosovës dhe shtetësisë së Kosovës, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs me seli në Hagë, ngriti aktakuzë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në këtë mënyrë Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs bëri barazimin luftëtarëve të lirisë me krimet e kryera nga Serbia dhe i nguli thikën e dytë prapa shpine, luftës çlirimtare të Kosovës.

Degradimi i cilësimit të krimeve që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës arriti kulmin me shkeljet e rënda që ka bërë Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, duke i kualifikuar si krime lufte, veprat penale që paraprakisht ishin cilësuar si krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, pas marrëveshjes Carla Del Ponte me autoritetet e Beogradit për të mos e akuzuar për krim të gjenocidit.

Kjo thikë pas shpine e institucioneve të drejtësisë, i jep goditjen më të rëndë luftës çlirimtare të Kosovës dhe përgatitë terrenin për të shfajësuar Serbinë për krimin e gjenocidit.

Më 15 korrik 2024, kur Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, shprehu publikisht shqetësimin e vet për shkeljet e rënda që ka bërë Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë në rikualifikimin e krimeve që kanë kryer forcat serbe gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Më 18 korrik 2024, Kryetari i Degës së Kosovës i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, z. Bujar Dugolli, dorëzoi zyrtarisht shqetësimet tona në:

Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,

Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Asnjë përgjigje!

Autori është Kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Të ngjashme

Të fundit